Mbrojtja qeramike e llakut

Ceramic Pro ofron shtresa të avancuara qeramike për të mbrojtur llakun. Kjo është zgjidhja më e mirë për makina të reja si dhe të përdorura.

Ceramic Pro Light.

Ceramic Pro STRONG 9H 4.0 – e disponueshme ekskluzivisht tek Ekspertët e autorizuar 9H

Për çdo shërbim të mbrojtjes së llakut duhet të marrësh certifikatën, e cila është e vendosur në panelin e brendshëm të derës.

Veshja mbrojtëse Ceramic Pro Light

Ceramic Pro Light është një mbrojtje dy-vjeçare për llakun nga familja e veshjeve qeramike.

Nxjerr nga llaku thellësinë e ngjyrës dhe i jep një shkëlqim të lartë. Kjo është një mbrojtje shumë e mirë ndaj kimikateve agresive, rrezet UV.

– Reziston 12-24 muaj
– Hidrofobi e lartë
– Mbrojtja nga rrezet UV
– Mbrojtja nga faktorët atmosferikë
– Rezistenca ndaj kimikateve
– Shkëlqim i lartë
– Thellësia e madhe e ngjyrës

Veshjet mbrojtëse Ceramic Pro Light mund të gjenden në dyqanin tonë.

Veshja mbrojtëse Ceramic Pro Strong 9H 4.0

Ceramic Pro Strong 9H 4.0 është një shtresë ekskluzive mbrojtëse e llakut të makinës. Formula e pasuruar 4.0 është edhe më rezistente ndaj gërvishtjeve, kushteve të ashpra të motit dhe kimikateve agresive. Falë vetive të shkëlqyera hidrofobike largon shumë mirë papastërtitë. Ruan shkëlqimin e bukur dhe nxjerr nga llaku thellësinë e ngjyrës.

Veshja mbrojtëse qeramike mbetet në bojë deri në 5 vjet (me mirëmbajtjet e rregullta dhe kilometrazhin mesatar vjetor prej 20-30 mijë km). Produkti mund të aplikohet për të gjitha pjesët me llak.

Veshja mbrojtëse aplikohet në llak në pesë shtresa (4 shtresa Ceramic Pro Strong 9H 4.0 + 1 shtresë Ceramic Pro Light).

Mund të aplikohen më shumë shtresa për fortësi dhe qëndrueshmëri më të lartë.

Produkti Ceramic Pro Strong 9H 4.0 u dallua këtë vit me “Suksesi i vitit 2015”, dhe mori titullin prestigjioz Asia Best Brand Award.

– Ceramic Pro nuk hiqet nga kimikatet e lavazhit, shtresa duhet lustruar
– Rezistenca e lartë ndaj gërvishtjeve mbi 9H
– Hidrofobia e lartë
– rezistente ndaj UV
– rezistente ndaj kimikateve
– rezistente ndaj temperaturës së lartë (750 ° C)
– rezistente ndaj korrozionit dhe oksidimit
– Shumë e lehtë për t’u përdorur
– shkëlqim i bukur dhe i thellë
– Anti-Graffiti

Veshjen mbrojtëse Ceramic Pro Strong 9H 4.0 mund të gjeni vetëm tek ekspertët e certifikuar. Kjo është një produkt shumë i avancuar dhe vetëm ekspertë të autorizuar nga Ceramic Pro mund ta përdorin atë.

Ceramic Pro Strong 9H 4.0 është produkt i vetëm në tregun e veshjeve të automjeteve që zotëron certifikatën e fortësisë të lëshuar nga instituti gjerman SGS. Asnjë shtresë tjetër nuk mund të konfirmojë vetitë e saj mbrojtëse qoftë edhe me ndonjë dokument të ngjashëm.

Produktet origjinale nga shpërndarja legale janë të konfirmuara detyrimisht nga një certifikatë shtesë të autenticitetit të lëshuar për secilën shtresë mbrojtëse të bërë. Një certifikatë e tillë lëshohet për çdo makinë të mbrojtur me shtresë. Për shkak të numrit të madh të prodhimeve të falsifikuara, pyesni gjithmonë për një çertifikatë autenticiteti me hologramin, të cilat i kanë vetëm ekspertët e autorizuar.

Shtresa mbrojtëse Ceramic Pro Strong 9H 4.0 ka pësuar shumë teste të kryera nga përdoruesit, detailer-at apo institutet kërkimore. Një nga testuesit e shtresës ishte detailer-i i njohur në të gjithë botën Mel Craig, i cili shqyrtoi në praktikë veshjen për 24 kriteret e paracaktuara kryesore, të cilat konfirmuan vetitë unike mbrojtëse Strong 9H.

Subaru e veshur me shtresat Nanoshine ishte në ekspozitë në autosallonin Subaru në të cilën shpërtheu zjarri. Të gjitha elementet me llak, që i janë nënshtruar mbrojtjes nuk janë dëmtuar.

Mjaftonte vetëm për të larë makinën që llaku të shkëlqente sërish bukur. Ju kujtojmë se Ceramic Pro është produkt që ka rezistencë shumë të madhe ndaj temperaturës së lartë.

Rinovimi i llakut

Që shtresat qeramike të nxjerrin sa më mirë thellësinë e ngjyrës dhe të japin shkëlqim ideal, rekomandohet që për makinat me shtresë llaku të dëmtuar të bëhet korrigjimi i llakut të makinës.