Mbrojtja e tapicerisë

Ceramic Pro janë gjithashtu produkte të shkëlqyera për:

Impregnim dhe mbrojtje të brendësisë së makinave

Për tapiceri cope dhe alkantare është projektuar impregnimi i veçantë, si dhe për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e lëkurës produktet e veçanta për ruajtjen në mënyrë efektive të lëkurës.

Ceramic Pro Leather

Mbrojtja qeramike e lëkurës: Ceramic Pro Leather falë strukturës së saj unike krijon në tapiceri lëkure një shtresë bazuar në rrjetin nano-molekular qeramik. E mbrojtur në këtë mënyrë, lëkura mbetet e pastër për një kohë shumë më të gjatë dhe pastrimi i saj është shumë më i lehtë dhe më i shpejtë. Produkti lejon lëkurën të marrë frymë natyrisht, gjithashtu e mbron kundër rrezeve UV dhe lëngjeve falë shtresës hidrofobike të krijuar.

Mbrojtja qeramike Ceramic Pro Leather është veshja më e qëndrueshme mbrojtëse për tapiceri lëkure.
– Mbahet në tapiceri për 6-12 muaj
– largon papastërtitë në mënyrë që sipërfaqja është e lehtë për t’u pastruar
– efekti super hidrofobik zmbraps ujin i cili nuk absorbohet në tapiceri
– rezistencë të shkëlqyer ndaj kushteve atmosferike dhe rrezeve UV
– rinovon dhe ngop ngjyrat, duke lënë një lustër mat

Ceramic Pro Textile

Impregnimi i tapicerisë cope: Ceramic PRO Textile është një shtresë mbrojtëse për tapiceri materiali bazuar në nanogrimcat qeramike. Për shkak të vetive të saja unike, pëlhura e impregnuar është plotësisht e pandjeshme për lëngje dhe shumë më pak e prirur për t’u ndyrë.

Mbrojtje qeramike e tapicerisë bën që në tapicerinë e impregnuar uji nuk depërton në material, por mbetet në sipërfaqe.